Reagon Zharku: Lekaj nuk argumentoi asgjë për 53 milionët ndaj “Bechtelit”

Ish-ministri i Indrastrukturës, Lutfi Zharku ka reaguar pas konferencës së ministrit të tanishëm të Infrastrukturës, Pal Lekajt, për dhënien e 53 milionëve shtesë kompanisë, “Bechtel Enka”.

Lajme

08/06/2018 19:30

Lekaj i cili është prapa vendimit të dhënies së 53 milionëve shtesë kompanisë, “Bechtel Enka”, ka akuzuar ish-ministrin e Zharku se është fajtor për buxhetin shtesë për kompaninë në fjalë.

Zharku thotë se Lekaj nuk ka argumentuar asgjë me ato “dokumente”.

“As ne konferencen që e thirri vete me bujë të madhe, ministri Lekaj nuk bëri publik as edhe një dokument te vetëm”, ka shkruar në Facebook Zharku.

Ai tutje ka thënë se Lekajt i duhen edhe disa ditë që t’i përgadisë faktet.

“Me sa duket, ministri ka nevoje edhe për ditët e vikendit qe t’i pergatisë “dokumentet” qe nuk ekzistojnë”, ka thënë ish-ministri Zharku.

Teksa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot në një konferencë për “Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për aneks kontratën me “Bechtel & Enka”-n, për përfundimin e projektit të autostradës R6, ”Prishtinë – Hani i Elezit”, i ka hedhur fajin qeverisjes së kaluar.

Lekaj ka thënë kanë arritur që shumën e kërkuar nga kompania “Bechtel Enka”, nga  63 milionë  ta zvogëlojnë në 45 milionë që me TVSH llogaritet 53 milionë euro.

E gjithë kjo sipas Lekajt është bërë për shpenzimet e shkaktuar nga ndërprerja e punimeve nga vitit 2014-2017, raporton lajmi.net.

Lekaj ka vënë gishtin qeverisjes së kaluar duke thënë se ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka qenë i papërgjegjshëm në pagesat për “Bechtel Enka”, duke i quajtur keqmenaxhim dhe moskujdesi.

Ai në konferencë përmendi edhe letrat që “Bechtel Enka” i ka dërguar Qeverisë së Kosovës ku e ka njoftuar se zgjatja e punimeve për shkak të mos pagesës me kohë.

“Zharku ka deklaruar se kemi marrëveshje me “Bechtel Enkan”, por unë në asnjë dokument nuk kam gjetur një marrëveshje të tillë”, ka thënë ai.

Ministri tha se për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm të paalokuar, kompania ka thënë se mund të ketë zgjatje të afatit.

Andaj ai thotë se për shmangien e rrezikut një ndryshim i kontratës është nënshkruar nga “Bechtel Enka” dhe ministria e Infrastrukturës, për zgjatjen e kontratës.

“Për arsyeje të vonesës së mëparshme, Bechtel Enka” ka pësuar humbje. Më 22 shkurt 2018, në një letër nga “Bechtel Enka” janë kërkuar 63 milionë euro për zgjatjen e afatit. Më 15 prill 2018, ministria kishte diskutuar me “Bechtel Enka” dhe kanë arritur në zvogëlimin e marrëveshjen në 45 milionë euro. Më 5 qershor 2018 qeveria miratoi zgjatjen e afatit me kosto 53 milionë euro”, ka thënë ai.

Një kosto shtesë, Lekaj thotë, se është bërë për shkak të shpenzimeve të ndërprerjes së punës nga ana e kompanisë dhe mospërgjegjshmëria e Qeverisjes së kaluar.

Lekaj tha se ndarja e kësaj shumë e ka shpëtuat Kosovën nga Arbitrazhi do ta rrezikonte buxheti i shtetit seriozisht.

Lekaj thotë se kompania “Bechtel Enka”, nuk do të ketë hapësirë për të kërkuar për rritje të buxhetit. Andaj konstaton se autostrada do të përfundojë më 31 dhjetor 2018.

Ndryshe, kompania “Bechtel & Enka”, përmes një komunikate gjatë ditës, ka thënë se vendimi i qeverisë për ndarjen e 53 milionë eurove nuk pasqyron kostot e plota të tyre që lidhen me zgjatjen e punëve, por ai është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë me Qeverinë e Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Lekaj arsyetohet sërish për 53 milionëshin e “Bechtelit”, akuzon Zharkun e LDK-së /VIDEO