Reagon Trump për sulmin në Paris: “Përsëri po ndodh, kjo nuk përfundon kurrë”!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar sulmin në Paris që vrau një oficer të policisë, duke thënë se dukej të ishte sulm terrorist.

Bota

20/04/2017 23:48

“Përsëri po ndodh kështu”, tha ai. “Është një gjë e tmerrshme kjo që po ndodh vazhdimisht në botë”.

Trump tha se mësoi për sulmin pak para se të hynte në një konferencë shtypi me Kryeministrin italian Paolo Gentiloni në Shtëpinë e Bardhë, transmeton lajmi.net

“Duket sikur një sulm tjetër terrorist dhe çfarë mund të thuash? Kjo nuk përfundon kurrë, ne duhet të jemi të fortë dhe vigjilentë dhe unë këtë e kam thënë për një kohë të gjatë”, ka shtuar Trump./Lajmi.net/