Reagon Shpend Ahmeti: Nuk frikësohem nga pronto gjykatat e PDK-së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj padisë penale që PDK i bëri për për punësimin e militantëve të VV-së në Komunë.

Lajme

27/08/2016 17:38

Ahmeti ka thënë se ai nuk frikësohet nga pronto gjykatat, shkruan lajmi.net.

Ndër tjera Ahmeti përmes rrjetit social Facebook ka thënë se veprimi i PDK-së po bëhet i koordinuar me atë të LDK-së, të cilët, po ashtu, kanë ushtruar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Prishtinës.

“Dega e PDK Prishtinë paska thënë se po me ngrisin kallëzim penal. Pas LDK Prishtinë, edhe PDK Prishtinë ngrisin kallëzim penal. Klani #pronto mund të kërcënojnë sa të duan me pronto gjykata por nuk ja u kemi friken. Hajnat do të mbesin hajna e mashtruesit do të mbesin mashtrues”, ka reaguar Ahmeti. /Lajmi.net/