Reagon Shaqiri (Foto)

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka mohuar njoftimet se ka filluar një lidhje të re dashurie pas transferimit në Itali.

Sport

27/01/2015 13:21

Xherdan Shaqiri ka reaguar duke mohuar njoftimet se ka krijuar një lidhje të re pas transferimit në Inter.

Ylli kosovar është fotografuar duke u përqafuar me një modele italiane në një lokal në qytetin e Milanos.

Mirëpo, ai ka insistuar se nuk është në lidhje.

“Xherdani (unë) është single. Ju faleminderit”, shkroi Shaqiri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Si do qoftë, me ose pa të dashur, Shaqiri duket se është ambientuar mjaft mirë pas transferimit në Inter nga Bayern Munich, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.