Reagon Rashel Kolaneci, tregon a është në lidhje me Noizyn (Foto)

Ditën e sotme mediat dhe portalet online kanë folur për një lidhje të mundshme mes reperit Noizy dhe bukuroshes Rashel Kolaneci të cilën e shihni çdo të shtunë përkrah Ermal Mamaqit në ‘Xing me Ermalin’.

ShowBiz

22/03/2017 15:14

Shkak për këto zëra u bënë disa foto të Noizyt në Venezia dhe të Rashelit po në Itali, duke aluduar se ata kishin bërë një ‘arratisje romantike’ në qytetin e gondolave, por e kontaktuar nga ‘Xing.al’, Rashel ka hedhur poshtë çdo zë të mundshëm mbi një lidhje me reperin.

“Asgjë nuk është e vërtet, unë ndodhem në Padova, qytet tjetër italian dhe kam ardhur këtu me familjen!”, thotë Rashel për ‘Xing.al’, e në fakt duke qënë se bukuroshja është vetëm 17 vjeç, ajo nuk mund të udhëtoj jashtë vendit pa njërin prej prindërve ose pa një prokurë të veçantë prej tyre.

Për më tepër, nga fotot e saj, duket qartësisht që është në Padova dhe jo me një mashkull.