Reagon Qerim Kelmendi për akuzat e Shkumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Lajme

11/01/2018 22:30

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Dëshmitari ka thënë po ashtu se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Pas akuzave të Mehmetit, ka reaguar Qerim Kelmendi.

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, ka shkruar Qerim Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar akuzat e Mehmetit. /Lajmi.net/