Reagon publicisti: Edhe po të vdiste Azem Vllasi nuk do të ndjeja as keqardhjen më të vogël

Publicisti, Nazmi Berisha ka thënë se as vdekja e avokatit Azem Vllasi nuk do t'i shkaktonte keqardhjen më të vogël.

Lajme

13/03/2017 12:40

Berisha ka komentuar incidentin e Vllasit në “Facebook”, i cili sot u plagos në banesën e tij nga një person ende i panjohur, ku ka thënë se sot mbushen 34 vjet prejse ai ishte burgosur, torturuar e dënuar si maturant i gjimnazit.

Berisha mban këtë qëndrim ndaj Vllasit për shkak të pozitave që mbante ky i fundit gjatë regjimit komunist në Kosovë.

Sipas tij, aq shumë i ka bërë të këqija Kosovës, saqë në burg do të duhej të ishte Vllasi e jo djemtë e vajzat e Vetëvendosjes. 

Shkrimi i plotë i Berishës:

Plagosja e Azem Vllasit trazoi dhe shqetësoi opinionin kosovar sikur të kishte ndodhur ndonjë hata me përmasat e një tragjedie kombëtare.

Për ironi të fatit sot më 13 mars mbushen 34 vjet nga dita kur u burgosa, torturova dhe dënova si maturant i gjimnazit me shumë shokë të tjerë si nacionalistë e irredentistë shqiptarë vetëm pse kishim kërkuar që Kosova t’ishte e barabartë në ish federatën jugosllave, në kohën kur ky njeri udhëhiqte me pushtetin në Kosovë.

Të them të drejtën jo plagosja, por as vdekja e këtij njeriu, pavarësisht qëndrimit tim humanist ndaj njeriut dhe botës, nuk do të më shkaktonte as keqardhjen më të vogël. Aq të këqia i ka bërë ky njeri Kosovës, aq shumë djemëve e vajzave shqiptare u ka vrarë rininë, sa ky njeri në vend të kapardisjes portaleve, do të duhej moti ta kshte vendin në burg në vend të atyre djemëve e vajzave të LVV.