Reagon MPJ: Për ratifikimin e demarkacionit, Mali i Zi do të njoftohet brenda afateve ligjore

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka njoftuar lidhur me çështjet e njoftimit të Malit të Zi, për ratifikimin e demarkacionit.

Lajme

29/05/2018 13:43

ipas një komunikate të kësaj ministrie për një gjë të tillë duhet  respektuar procedurat ligjore.

MPJ thotë se njoftimi bëhet 15 ditë pas publikimit të marrëveshjes në Gazetën Zyrtare.

“Ministria e Punëve të Jashtme sqaron opinionin publik se njoftimi zyrtarë ndaj Institucioneve respektive të Republikës së Malit të Zi në lidhje me përfundimin e të gjitha procedurave të brendshme ligjore të ratifikimit të Marrëveshjes mbi kufijtë shtetërorë të mes të dyja vendeve do të bëhet brenda afatit të përcaktuar Ligjor, respektivisht 15 ditë pas publikimit të kësaj Marrëveshje në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”.

“Publikimi i Ligjit mbi ratifikimin e Marrëveshjes së lartpërmendur është bërë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 15 Maj, 2018”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Kjo ministri thotë se  do të njoftojë autoritetet e Malit të Zi nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe në formë të shkruar për plotësimin e procedurave të brendshme dhe për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje. /Lajmi.net/