Reagon MPJ-ja: Ndalimin e artistëve në kufi do ta adresojmë përmes kanaleve diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas ndalimit të artistëve nga Kosova në pikën kufitare në mes Serbisë dhe Kosovës në Merdare.

Lajme

30/05/2018 12:30

Përmes një komunikate për media, MPJ-ja shprehet e shqetësuar me këtë ndalesë dhe keqtrajtimin e artistëve kosovarë.

“Pengimi i tyre, që të udhëtojnë në Beograd dhe të marrin pjesë në aktivitetin tradicional “Mirëdita, Dobar Dan”, dhe i vet kësaj ngjarje kulturore nga autoritetet e qytetit të Beogradit, janë në kundërshtim me politikën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të ndërtimit të marrëdhënieve europiane në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

“Ministria e Punëve të Jashtme do ta adresojë këtë çështje nëpërmjet kanaleve diplomatike”, thuhet tutje në këtë reagim.

Ndryshe, pjesë e grupit të ndaluar në kufi ishte edhe artistja e mirënjohur nga Kosova, Eliza Hoxha./Lajmi.net/