Reagon mjeku i suspenduar: Kreva 3 operacione të rënda në ditën kur ‘nuk’ e respektova orarin

Pas njoftimit se është suspenduar nga puna për shkak të mosrespektimit të orarit të punës, ka reaguar urologu Fahredin Veselaj.

Lajme

13/09/2018 22:24

Veselaj tha se ai ende pa e pranuar këtë vendim, Zyra e Informimit e QKUK-së ua ka shpërndarë mediave lajmin.

Urologu ka thënë se sipas njoftimit ai është suspenduar për mosrespektim të orarit të punës më 11 shtator.

Por, për këtë ditë, Veselaj thotë se ka operuar tri raste të rënda dhe gjatë kujdestarisë ka shpëtuar jetën e një të riu të therur me thikë.

Mjeku i Klinikës së Urologjisë ka ofruar dokumente mjekësore për të dëshmuar punën e tij në ditën për të cilën është suspenduar për mosrespektim të orarit.

Ky është njoftimi i plotë i mjekut Fahredin Veselaj, të cilin e ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”.

“Të nderuar Qytetarë të vendit!

Të nderuara media elektronike!

Të gjitha mediat elektronike sot po raportojn për suspendimin e tim nga puna “per shkak të mos respektimit te orarit” me datën 11.09.2018.

Ende pa e marrur unë këtë vendim Zyra e Informimit të QKUK ua paska shpërndar mediave elektronike

Lajmi i Zi është lajm!

Per hirë të korektesisë ndaj pacienteve dhe të gjithë qytatareve po këtë ditë me 11.09.2018 ne Kliniken e Urologjise ne QKUK kam operuar 3 raste të renda dhe gjatë kujdestarise kam shpetuar jetën e një të riu të therrur me thikë!

Kujt po i pengon puna e Urologëve në QKUK kur të gjitha rastet me sëmundje urologjike trajtohen në Klinikën e Urologjisë dhe nuk shpenzohen para nga taksapaguesit e vendit për trajtime të panevojshme jasht vendit?

A janë këto lajme në sherbim të ngritjes së nivelit të ofrimit të shëbimeve shëndetesore më të mira?

A duhet “shpërblyer” në këtë mënyrë specialistët që kryejn nga 4 e më shumë operime nga me të nderlikuarat dhe atë në kushte tejet të vështira la ta gjykojn qytetaret dhe njerzit e mendjës së shëndoshë?

“Toka sillet rreth Diellit” është e vërtetë!

Në fund ju them njerzë jemi dhe nuk mundemi me qenë perfekt por Unë jam shumë krenar për të gjitha ato operime që i kam kryer në kujdestarin e datës 11.09.2019 për të cilën datë më kanë suspenduar!

Pacientëve të mi shërim të shpejt!

Edhe nesër do të jem shumë krenar që do ta prezentoj vendin tim në Forumin e Adriatikut për Urologji si ligjërues i ftuar.

Në vazhdim u prezentoj me foto rastet si deshmi:

Sinqerisht,

Ass.dr. Fahredin Veselaj, PhD, urolog”