Reagon Milani: Suso kurrë nuk do të transferohet te Interi

Anësori spanjoll Suso, kurrë nuk do të transferohet te Inter.

Sport

09/07/2018 18:27

Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, gjatë një konference për shtyp.

Suso 24 vjeçar, ka qenë pjesë e spekulimeve për një largim nga Milan këtë verë, me Interin që ishte njëra nga skuadrat e interesuara.

“E përjashtojë kategorish mundësinë që ai të shkoj te Interi”, ka thënë Mirabelli.

“Ai ka një klauzolë, dhe gjithmonë ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Milani, dhe kjo e përjashton mundësinë që të shkojë te Interi”./Lajmi.net/