Reagon Mbappe: Kjo është situata e Neymar te PSG!

Braziliani së fundi është përfshirë në shumë thashetheme për situatën e tij te skuadra e re, PSG.

Sport

11/11/2017 20:39

Kylian Mbappe është i bindur se Neymar është i lumtur në Paris Saint-Germain, duke hedhur poshtë spekulimet se sugjerojnë se ai ka prishje të raportove me trajnerin Unai Emery dhe disa pjesëtarë tjerë të skuadrës.

Braziliani së fundi është përfshirë në shumë thashetheme për situatën e tij te skuadra e re, PSG, por gjitha këto i ka hedhur poshtë, shoku i skuadrës së tij.

Mediet në Francë kanë bërë të ditur se marrëdhënia mes Neymar dhe Emery, nuk është aspak e mirë, dhe kjo vjen vetëm tre muaj pas transferimit të tij prej 222 milionë euro nga skuadra e Barcelonës, për t’u bërë futbollisti më i paguar në histori.

Ka pasur po ashtu zëra se edhe disa lojtarë të skuadrës së parë janë shprehur të zhgënjyer me privilegjet e veçanta që i janë dhënë 25 vjeçarit brazilian.

“Ai më ndihmoi të integrohem, më mori nën krahun e tij”, ka deklaruar Mbappe për Neymar, për faqen zyrtare të PSG.

“Me mua, sillet si një vëlla i madh. Të kesh lojtar si ai që të ndihmon çdo ditë, është diçka e mirë. Ai është lojtar i madh. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi këtu. Ai ndjehet i lumtur këtu dhe do të arrijmë gjëra të mëdha”./Lajmi.net/