Reagon Londra: Bombarduesit rusë pranë hapësirës ajrore britanike

Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se ka dërguar dy aeroplanë Typhoons të Forcave Ajrore për të paralajmëruar dy bombardues rusë të cilët i ishin drejtuar hapësirës ajrore britanike.

Bota

17/02/2016 19:24

Pas alarmit të sigurisë që u dha të mërkurën pasdite, dy aeroplanët janë nisur nga baza e Forcave Ajrore “Coningsby” në Lincolnshire.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore tha se situata ishte duke ndodhur dhe kjo nuk ishte një gjë e pazakonshme, pasi aeroplanët Typhoons janë në gatishmëri pas çdo alarmi që jepet.

Hapësira ajrore britanike përfundon 12 milje nga vija bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët britanikë iu shfaqen përpara atyre rusë në këto 12 muajt e fundit, pasi kjo ka ndodhur disa herë.

Në nëntor dy aeroplanë rusë Tu-160 u shoqëruan nga aeroplanët britanikë pasi ishin duke fluturuar mbi Atlantik.