Reagon Labinot Tahiri: Nuk thash se do ta votojë Veselin, por cilindo kandidat shqiptar!

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar në media në të cilin thuhet se ai do ta votoj Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Lajme

26/07/2017 15:01

Tahiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë, se e voton secilin kandidat shqiptar për kryetar të Kuvendit, por mohon të ketë thënë se e voton Veselin, shkruan lajmi.net.

Shkrimi i plotë i Labinot Tahirit:

Nje gazetare nuk e di nga cili portal ishte e ka shkruar gabim titullin, mos të mundohen me bo mizën bull për klikime.

I thash shkruaje Realitetin e jo veq hajt me postu nje titull.

E thash shume kjart, kush do qe është shqiptar e votoj ne Parlament për kryetarë te Kuvendit.

Sa i perket për Kadri Veselin, nuk e thash qe e votoj, e thash se me ka pelqy korrektesia e tij ndaj Deputetëve. E thash se aty ne Kuvend janë gjera që nuk di se kush mund te dalë për keyetarë e kush nga cila parti e nominojnë kandidatin e tyre kaq.

Hajt kaloni nje dite te mbarë.

Labi!

/Lajmi.net/