Reagon këshilltari i Haradinajt: S’ka as ndarje e as shkëmbin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Burim Ramadani, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zëvendësministër i FSK-së, ka reaguar pas lajmit se krerët e shtetit janë të gatshëm për ndarje territoriale ose shkëmbin territoresh me Serbinë.

Lajme

09/02/2018 20:48

Sipas Ramadanit, Ramush Haradinaj, si kryeministër e si qytetar i Kosovës, kurrë nuk hyn në lojëra dhe agjenda të vjetra të Serbisë për “ndarje territoriale”, “shkëmbime territoresh” e të tilla.

“I ka luftuar ato, në kuptimin e plotë. Kosova është shtet. Ekziston. Nuk ka modalitete që mund t’i marrin qoftë edhe një centimetër katror nga territori i saj”, ka shkruar Ramadani.

Lexoni edhe:

Hyn në “rend dite” ideja e Lutfi Hazirit: Veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës?!