Reagon kapitenia e Kombëtares: Kjo është e vërteta e puthjes

Pas publikimit të fotove teksa shkëmbente puthje lesbike me një femër tjetër, kapitenia e Kombëtares shqiptare Aurora Seranaj, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Sport

30/11/2015 12:39

Aurora Seranaj ka shkruar se gjërat e tilla janë private dhe s’kanë të bëjnë me futbollin, andaj ajo s’ka nevojë për t’i dhënë llogari askujt.

“Në jetën time private mund të bëj shumë gjëra dhe s’i jap llogari askujt. Një nga ato kanë qenë lojëra të tilla me shoqe, s’jam as e para as e fundit. Janë gjëra private që s’kanë të bëjnë me futbollin, ekipin apo të prekë e të cënojë dikë. Faleminderit, kaq kisha”.

Pak ditë më parë, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, Marçela Ndoci, futbollistja që aktualisht luan për ekipin e Juban Danja (skuadra e parë e krijuar në futbollin e femrave), tregoi mbi ekzistencën e femrave që kryejnë marrëdhënie mes tyre në ekipet e ndryshme të kampionatit shqiptar.

Sipas Ndocit, ky fenomen ekziston edhe në Kombëtaren shqiptare, ndërsa pranoi se si ajo vetë ishte ngacmuar seksualisht në një moment dhe menjëherë ka refuzuar. Sakaq, ditën e djeshme gazeta arriti të siguronte një foto të kapitenes, ku është duke u puthur me një femër, transmeton Panorama Sport.