Reagon ish lideri i VV-së, Visar Ymeri ndaj dënimit të Albin Kurtit dhe tre deputetëve

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu janë shpallur fajtorë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Lidhur më këtë ka reaguar ish lideri i VV-së, Visar Tmeri.

Lajme

03/01/2018 13:59

Deputetët u dënuan më pesë vite e gjysmë burg, mirëpo dënimet nuk do të ekzekutohen nëse ata nuk kryejnë ndonjë vepër penale në kohëzgjatje prej dy vitesh.

Mirëpo, sipas Ymerit, ky gjykim “është mostra më kredibile që dëshmon diktatin politik ndaj sistemit gjyqësor”.

Postimi i plotë i Visar Ymerit:

Dënimet e shqiptuara me rastin e shpalljes së aktgjykimit ndaj deputetëve janë treguesi më i mirë për qëllimin politik të këtij rasti.

Gjykata Themelore në Prishtinë, e përfaqësuar nga Beqir Kalludra shprehi supremacionin juridik dhe politik ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe vullnetit të 205 mijë qytetarëve të cilët shprehën kundërshtimin e tyre në peticionin referendar ndaj marrëveshjeve që cenonin qenësinë e Republikës, për kundërshtimin e të cilave sot deputetët u shpallën fajtor.

Ky gjykim me këta gjyqtarë është mostra më kredibile që dëshmon diktatin politik ndaj sistemit gjyqësor.

Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni janë përfaqësues të popullit në emër të të cilit sot u dënuan. Aktgjykimi si i tillë është akti më hipokrit që ka prodhuar ndonjë institucion vendor deri më tani dhe si i tillë është mjeti i fundit i persekutimit të kundërshtarëve politik./Lajmi.net/