Reagon Guardiola

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka pranuar se është i mërzitur pas humbjes 3:1 nga Porto në ndeshjen e tyre të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/04/2015 23:30

Bayern Munich dëshpëroi dhe për këtë është i vetëdijshëm trajneri Pep Guardiola.

Ai ka pranuar se është i mërzitur pas humbjes 3:1 nga Porto në ndeshjen e tyre të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, ai vazhdon të jetë optimist për ndeshjen e kthimit.

“Është edhe ndeshja e kthimit. Jemi pak sa të mërzitur. Por, kemi gjashtë ditë për të analizuar atë që ndodhi”, u shpreh ai pas ndeshjes.