Reagon Gani Thaçi: Enis Qerka nuk është shofer i imi

Gani Thaçi, Koordinatori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në media, se shoferi i tij të shtunën u arrestua për drogë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Lajme

10/12/2018 19:58

Thaçi ka thënë se Enis Qerka, i cili dyshohet të jetë pjesë e grupit që një javë më parë u kap me 113 kilogramë heroinë, nuk është shofer i tij, por punëtor i BKS-së.

Ai në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se këto janë shpifje që po bëhen për ta njollosur emrin e tij.

“Enis Qerka është Shef i Logjistikës në BKS-së, jo shofer i imi personal, pra është punëtor i BKS-së. Ndërsa sa i përket ndalesës nga policia, rasti ka ndodhur të shtunën më veturë të shokëve të tij, apo veturën e tij, nuk e di. Ai nuk ka të bëjë fare me mua, as nuk ka qenë me veturë zyrtare as me veturën time personale dhe nuk di asgjë. Kjo po bëhet kundër meje, për ta njollosur emrin tim”, ka thënë Thaçi. /Lajmi.net/