Reagon FOX: DiCaprio nuk është dhunuar nga ariu (VIDEO)

Studio filmike 'Fox' ka reaguar për atë çfarë është shkruar sot në internet.

ShowBiz

02/12/2015 00:21

Gjatë gjithë ditës së sotme është shkruar se në filmin ‘The Revenant’, është një skenë ku Hugh Glass, i luajtur nga Leonardo DiCpario, është dhunuar nga një ari.

FOX tani ka reaguar, duke thënë se asnjë skenë në film nuk paraqet ndonjë dhunim, por është arusha e cila e sulmon DiCaprion pasi ajo ka mbrojtur territorin e vet, transmeton lajmi.net.

‘The Revenant’ është filmi më i përfolur kohët e fundit i cili në ditën e 25 dhjetorit do të fillojë të shfaqet në disa kinema të limituara ndërsa në gjithë botën shfaqja do të fillojnë më 8 janar të vitit të ardhshëm./lajmi.net

YouTube player