Reagon edhe Xhaka për shortin e Botërorit

Ka vonuar por nuk ka harruar ta komentojë shortin e Kupës së Botës.

Sport

01/12/2017 19:27

Granit Xhaka, sikurse Xherdan Shaqiri e Valon Behrami, ka komentuar shortin për Kupën e Botës, i cili sot pasdite është hedhur në Moskë.

Zvicra do të jetë pjesë e grupit E, së bashku me Serbinë, Brazilin e Kosta Rikën.

“Përshëndetje fansa, a jeni të lumtur me shortin e Kupës së Botës 2018? Unë jam!”, ka shkruar Xhaka./Lajmi.net/