Reagon edhe BE-ja për ‘Shqipërinë e Madhe’: Jo deklaratat nxitëse

Pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për ‘Shqipërinë e Madhe’, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Lajme

21/04/2017 21:07

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë se deklaratat e tilla nuk janë të dobishme për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, transmeton lajmi.net.

“Deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në punët e brendshem të vendit fqinj nuk janë të dobishme për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore në rajon. Në vend të deklaratave të tilla, duhet të fokusohemi te reformat dhe bashkëpunimi”, ka thënë ajo për Tanjug.

“Edhe Mogherini dhe Hahn e thanë në mënyrë të përsëritur se deklarata e tilla janë retorikë nxitëse. Në vend të kësaj BE-ja pret nga të gjithë në rajon të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit, për të intensifikuar punën dhe reformat drejt integrimit evropian”, ka deklaruar Kocijancic.

Ajo në fund ka thënë se BE-ja gjithmonë e ka mbështetur pajtimin dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/