Reagon DPS: Djukanovic nuk ka ikur nga Mali i Zi

Ka reaguar partia e Kryeministrit të Malit të Zi Milo Djukanovic duke mohuar largimin e tij nga Mali i Zi.

Lajme

18/10/2015 23:22

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi (DPS), ka mohuar largimin e Djukanovic nga vendi.

DPS në një njoftim për media ka thënë se liderët e Frondit Demokratik opozitar kanë gënjyer.

“Andrija Mandic po gënjen që Kryeministri Mil Djukanovic ka lëshuar Malin e Zi. Mandic i ka gënjyer përkrahëst e tij dhe opinionin e malit të zi pikërisht në momentin kur Kryeministri Djukanovic ka qenë duke kryesuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi , e cila është mbajtur vetëm 500 metra larg nga sheshi ku Mandic ka bërë përpjekje të shpërndajë gënjeshtrën e tij. Në këtë mënyrë ai ka dashur ti trimërojë përkrahësit e tij që të shkatërrojnë institucionet e sistemit, e me këtë edhe shtetin e Malit të Zi” thuhet në njoftimin e DPS.

Partia e Djukanovic po ashtu ka akuzuar Frontin Demokratik se po synon ta ndalë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Opozita ka organizuar protestë edhe gjatë vizitës së Sekretarit Gjeneral të NATO’s Jens Stoltenberg nw fillim të javës, i cili ka thënë se vendimi për anëtarësim ose jo të Malit të Zi në Aleancën Veriatlantike Malit të Zi do të merret gjatë dhjetorit.

Por, opozitarët kanë thënë se janë kundër regjimit autoritar të Milo Djukanovic.