Reagon Beogradi për vendimin e Kushtetueses: Prishtina po tallet me ndërkombëtarët

Beogradi zyrtar ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit pezullohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Lajme

10/11/2015 20:30

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që të suspendojë marrëveshjen për Asociacionin. Sipas tij, kjo është goditje e dialogut në Bruksel.

Përveç kësaj, sipas tij, kjo është edhe kërcënim për stabilitetit rajonal, transmeton Republika.info.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës që të pezullojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është rast i paprecendet i shmangies së përgjegjësisë nga marrëveshja e arritur me prani të BE-së në Bruksel dhe kërcënim i madh i stabilitetit në rajon. Tërësia e marrëveshje së Brukselit është themelimi i Asociacionit dhe ky hap i Prishtinës paraqet goditje të madhe në dialogun e Brukselit, i cili po e humb kuptimin”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, Prishtina po tallet me bashkësinë ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, pasi që nuk ekziston mundësia që dikush të suspendojë marrëveshjen e Brukselit.