Reagon Anjeza Shahini: Bojken Lako e meritonte fitoren në festivalin e RTSH-së

Duket se ndërrimi i këngës Diell të Elhaida Danit, ka bërë që edhe Anjeza Shahini të qes në pah atë që e mendon. Sipas Shahinit ky është një kaprico i pa drejt, ndërsa thekson se fitoren e meritonte Bojken Lako...

ShowBiz

26/02/2015 22:59

Ky është postimi i Anjeza Shahinit

Unë dua të jetë ESC, ai që e meritonte e që e meriton prej kohësh Bojken Lako. Me gjithë respektin për artisten Elhaida, nuk më duket e drejtë kjo kaprico, aspak profesionale e kujt do të jetë tërheqja. Ku shkuan të gjitha rregullat që vihen përpara  festivalit në kaq vite. Kush janë këta njerëz që marrin përsipër të bëjnë si të donë me Televizionin e Shqiptareve taksapagues. Më duket e pa drejtë dhe mungesë respekti kundrejt të gjithë artistëve të tjerë që prej vitesh respektojnë rregullat.

Vitin tjetër ta dërgojnë me një format të ri festivali, ku zgjidhet një përfaqësues dhe konkurrojnë kompozitorët për këngën që i përshtatet më mirë këngëtares, sikurse kanë bërë shumë shtete. Me siguri do të kemi edhe rezultate shumë të mira. lajmi.net