Reagon ambasadori amerikan: Jam i frustruar nga dhuna e opozitës

Ambasada Amerikanë në Kosovë ka lëshuar deklaratën zyrtare për media lidhur me zhvillimet e fundit në  Prishtinë, përkatësisht në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

26/02/2016 17:54

“Para së gjithash, më duhet të them se unë jam i frustruar nga opozita e cila ka përdorur edhe një herë dhunë duke prishur procesin demokratik në Kosovë”, nis reagimin e tij, ambasadori amerikan Greg Delawie.

Sipas tij, demokracia e Kosovës, dhe të drejtat e njerëzve që të kenë një qeveri funksionale, nuk duhet të vazhdojnë që të pengohen nga një pakicë e deputetëve.

Reagimi i ambasades amerikane

“ Interesante, sepse unë mendoj se opozita tregoi për një copëz të mirë të debatit dhe atë se ata e dinin  si realizonin  një debat – demokratik – por atëherë për fat të keq,  ajo u transferua sërish në gaz lotsjellës”, deklaron ambasadori amerikan në Kosovë nëpërmjet deklaratës së lëshuar, raporton lajmi.net.

“Në përfundim, dua të them se Shtetet e Bashkuara kanë besim në demokracinë e Kosovës . Unë jam këtu, edhe njëherë, për të treguar mbështetjen time për institucionet e Kosovës, për popullin e saj, si dhe për Kuvendin , i zgjedhur në zgjedhje të lira dhe të ndershme në Kosovë në vitin 2014”.

Delawie falënderon Policinë e Kosovës dhe stafin e Kuvendit për mbajtjen e situatës së qetë dhe të sigurt./lajmi.net