Reagon 50 Cent, ka një “mega ofertë” për Nurmagomedov

Meçi mes Khabib Nurmagomedov dhe Mc Gregorit vazhdon të komentohet tash e sa ditë.

ShowBiz

13/10/2018 17:49

Meçi i tyre mori vëmendjen e gjithë botës për shkak të incidenteve që ndodhën atë natë, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj, UFC-ja kërcënoi Khabibin se do ta përjashtonte pikërisht për shkak të këtyre incidenteve.

Reagime të shumta kanë ardhur pas deklaratës së UFC-së, e së fundi ka reaguar edhe reperi 50 Cent.

“Mendoj se është e gabuar kjo që UFC është duke ia bërë Khabibit, ata nuk ia bënë të njëjtën gjë edhe McGregorit. Do t’ia paguaj menjëherë 2 milionë euro në dorë sonte nëse ai lufton për mua në Bellator”, ka shkruar 50 Cent, i cili njihet si aksionar i Bellator, gara e dytë më e famshme pas UFC. /Lajmi.net/