Reagojnë Plisat

Plisat me anë të një komunikate të lëshuar për media në rrjetin social Facebook, janë munduar pak a shumë të shpjegojnë rastin e ndodhur në ndeshjen e sotme kundër Trepçës.

Sport

28/09/2014 21:14

Sipas lajmeve të mëparshme, është raportuar se Plisat kanë qenë në rrezik dhe kanë pësuar nga Torcida, gjë këtë të cilën e kanë mohuar grupi i tifozëve nga Prishtina.

Më poshtë e keni komunikatën zyrtare të lëshuar nga Plisat në Facebook e cila duket jo shumë profesionale, duke parë që ne kemi filluar të garojmë se kush jemi më të fortë me dajak, e nuk po shikojmë të arrijmë diçka më shumë dhe të barazohemi me sportin e vendeve tjera në Europë.

Komunikata e lëshuar nga Plisat: 

Te dashur Plisa dhe adhurues tinxa te Plisave. Disa faqe te kishe tifozave, e qe adminat e atyne faqeve kane urrejtje per Plisat po postojne lloj lloj “lajme” (rrena) ne lidhje me kinse pësimin e Plisave ne Mitrovice nga Torcida.

E verteta osht neper foto edhe video. Kush nuk i beson postimeve tona edhe ka dyshime le ti kqyr lajmet edhe e verteton.

130 Plisat sot qe kan qene ne Mitrovice perveç gurve edhe mollotovave qe jon hudh ne drejtim tonin nga distanca, as ma t’voglin kontakt nga afer se kemi pas me as ni shumar, anipse ne stadium ska pas polic hiq gati gjate gjithe incidentit, edhe mundsia e shumarve per me nau afru ishte reale (por kjo nuk ndodhi, frigen ndaj neve nuk mujna me jau heke). Policia ka ardhe tek ne fund te incidentit dhe na kan nxer jasht duke na godit.

Neve atje nuk e bonem namin, na kem edhe qendrum prane klubit tone derisa policia na nxeri me dhune jasht, dhe u kthyem. Por ju mos rrehni gjyks sepse nuk bonet asgje.

Kshtuqe filmat qe po i shperndani neper facebook tu deshiru me nxer diçka prej asaj qe kishe keni bo dicka mujna me ju tregu qe shume komedi po dukeni.

Veni, vidi, vici!