Reagoi që nuk u fut në finale, kjo është lista e konkurrentëve që s’e votuan Robertin

Të shtunën që lam pas (8 dhjetor) u mbajt nata finale e festivalit ‘’Kënga Magjike’’.

ShowBiz

10/12/2018 16:47

Në edicionin e 20-të të festivalit ‘’Kënga Magjike’’ ishin një numër i madh i konkurrentëve që merrnin pjesë, ndër ta emra tejet të suksesshëm të muzikës të cilët e bënin garën akoma më të fortë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari Flori Mumajesi u shpall fituesi i këtij edicioni për të pasuar me vendin e dytë që e morën Aurela Gaçe dhe Eli Fara dhe atë të tretin Fifi me Mc Kreshen.

Projektet e tyre muzikore janë pëlqyer mjaft shumë edhe nga publiku pasi në kanalin zyrtar në Youtube kanë marrë shumë klikime.

Menjëherë pas përfundimit të finales gjatë një interviste në ‘E diela shqiptare’ Aurela Gaçe tha se mendon që votat i kanë marrë shkak i karrierës së bujshme dhe se Robert Aliaj meritonte më shumë.

Faktikisht këngëtari në fjalë nuk u fut fare në në finale dhe janë një numër jo i vogël i njerëzve që nuk e kanë votuar, do të thotë i kanë dhënë zero pikë.

Sa i përket kësaj ai pati reaguar duke thënë se e kanë diskualifikuar nga nata finale e “Kënga Magjike” si hakmarrje politike.

Lajmi.net gjatë një analize ka nxjerr emrat të cilët nuk e kanë votuar Robertin dhe listën ua sjellim në vazhdim.

YouTube player

Robert Aliaj i cili konkurroi me këngën ”Ah ku më hodhi Zoti” mori zero pikë nga:

1.Flori Mumajesi

2.Klajdi Haruni

3.Revolt Krlan

4.Ronela Hajati

5.Artjola dhe Bruno

6.Ardit Çuni dhe Daniela

7. Oldi – Lorenci

8.Krusita

9. Mentor Haziri

/Lajmi.net/