Reagoi që nuk kaloi në finalen e “Këngës Magjike”, ja si veproi tani Kastro Zizo

Të shtunën u mbajt finalja e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

10/12/2018 09:49

Kastro Zizo përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram dje reagoi lidhur me mos pjesëmarrjen e tij në finalen e “Këngës Magjike”, shkruan lajmi.net.

Këngëtari, i cili në festival garoi me këngën “Sonata e gjumit”, në statusin e tij shkroi se si çdo artist tjetër edhe ai do donte të ishte pjesë e asaj finaleje, por pasi pa atë që ai e quante  ‘farsë’ dhe ‘hipokrizi’, nuk i mbeti  hatri përse nuk mori pjesë në finale.

“Nja 2 fjale për mos pjesëmarrjen time ne finalen e “KM” mqs kam ende njerëz qe me ndjekin muzikalisht dhe “shqetësohen” për mua. E para si çdo artist do doja shume te isha ne finale sepse përveç 20 vjetorit fundja për vlerësim-rrjedhimisht dhe çmim shkojmë, e dyta pasi pash finalen jam shume me i lumtur qe nuk isha pjese e një farse, hipokrizie dhe pseudo lumturie ne sytë e disave! Une i pari jam hipokriti me i madh, mjafton te shihni fletën time te votimit dhe 70% e atyre qe kam dhëne pike ose me ngjajnë mediokër ose si kam dëgjuar fare! Pse kam votuar ashtu pra?!”, kishte shkruar ndër të tjera Kastro.

Por, më pastaj, këngëtari e fshiu atë status nga Instagrami.

Kujtojmë që fituesi i vendit të parë në këtë festival është Flori Mumajesi, vendi i dytë u takoi Aurelës dhe Eli Farës, kurse të tretin e zuri Kresha dhe Fifi. /Lajmi.net/