Reagimi i Xhakës kur e kishte telefonuar Wenger para një viti

Granit Xhaka ka treguar se kishte mbetur pa fjalë, kur e kishte marrë telefonatën e parë nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Sport

25/05/2016 21:02

Arsene Wenger kishte kontaktuar me Granit Xhakën qysh para një viti.

Mesfushori kosovar ka treguar se në atë moment kishte mbetur thuajse pa fjalë.

“Ai është një legjendë për mua. Kam luajtur në Playstation me të si menaxher. Sot, ai do të më stërvitë”.

“Një vit më parë, kisha mbetur thuajse pa fjalë kur më telefonoi”, ka treguar Xhaka për Blick.

Xhaka u zyrtarizua sot si futbollist i Arsenalit, klub me të cilin ka nënshkruar për pesë vitet e ardhshme.