Reagimi i vogëlushes kur sheh motrën në ultrazë (VIDEO)

Pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë momente emocionuese, të një vogëlusheje pothuajse trevjeçare, teksa përjeton për herë të parë, ndjenjën e të qenit motër.

Fun

03/10/2016 15:12

Ndonëse shumë fëmijë ndjejnë xhelozi kur kuptojnë se prindërit e tyre do të sjellin në jetë një fëmijë tjetër, Myla është ndryshe nga ta, njofton Klan Kosova.

Derisa nëna e saj kishte shkuar për një kontrollë mjekësore, për të përfunduar dhe një ultrazë për shtatzëninë e saj, Myla u afrua tek ekrani dhe e përqafonte foshnjën (motrën e saj) 16 javëshe.

Nëna e Myla-s, tha që nuk e priste një reagim të tillë ndaj vajzës së saj, përcjellë Klan Kosova.

Për më shumë detaje shikoni videon e mëposhtme: