Reagimi i Xhakës pas fitores së madhe ndaj Belgjikës

Zvicra ka shënuar fitore spektakolare në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Belgjikës, me rezultatin 5:2.

Sport

19/11/2018 10:46

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve, saktësisht grupin e 2-të të Ligës A, shkruan lajmi.net.

Edhe pse helvetikët nuk e nisën si duhet ndeshjen, duke e gjetur vetën në disavantazh prej dy golave pas 17 minutave lojë, ata bënë mrekullinë dhe përmbysën gjithçka në 5:2.

I mallëngjyer pas kësaj fitore ka mbetur edhe lojtari nga Prishtina, që është kapiten i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka.

Ai ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” duke ndarë kështu emocionet e tij me tifozët.

“Çfarë ndeshje! Çfarë skuadre! Çfarë karakteri! Dhe çfarë mënyre për të përfunduar ndeshjet internacionale të 2018-ës! Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj këtë vit” ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

Xhaka dhe Shaqiri si çdoherë ishin nga lojtarët më të mirë në fushë, duke diktuar tempon e lojës me kontrollin e tyre në mesfushë. Ata u ndihmuna edhe nga Seferovic që realizoi tre gola. /Lajmi.net/