Reagimi i Selena Gomez kur dëgjon këngën e Dua Lipës në rrugë

Selena Gomez muajt e fundit ka qenë kryetemë e medieve rozë.

ShowBiz

19/05/2018 09:21

Kjo për shkak se këngëtarja pas ndarjes nga The Weeknd ishte ribashkuar me ishin e saj, Justin Bieber, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe ndanë rrugët, për arsye që siç raportojnë mediet e huaja, prindërit e Selenës nuk e kanë aprovuar këtë lidhje.

Së fundi, është publikuar një video në YouTube, në të cilën derisa po xhironte për linjën e saj të re të atleteve, këngëtarja pa një vajzë të vogël të cilën tentoi ta përqafonte.

Pasi u nis rrugës, në sfond po dëgjohej kënga e Dua Lipës dhe Sean Paul me titull “No Lie”, e cila duket se i pëlqen shumë këngëtares, ngase fillon të vallëzojë në rrugë. /Lajmi.net/

YouTube player