Reagimi i parë nga BE-ja pas bombardimeve në Siri

BE mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri

Bota

14/04/2018 10:39

Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, tha se Bashkimi Evropian (BE) mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, ku sot herët në mëngjes u bombarduan disa pozicione të armëve kimike të regjimit të Asadit.

“BE do të jetë me aleatët dhe me drejtësinë”, shkroi Tusk në rrjetin social. Ai shtoi se operacioni tregoi se pa pagesën e kostos nuk do të vazhdojë tragjedia njerëzore.
Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prill, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs herët në mëngjes