Reagimi i parë i Chelsea pas fyerjeve raciste ndaj Sterling, suspendohen katër tifozë

Chelsea ka suspenduar katër tifozë të skuadrës nga të gjitha ndeshjet, pas fyerjeve raciste gjatë ndeshjes të së shtunës, kundër Manchester City.

Sport

10/12/2018 18:44

Ylli anglez ishte viktimë e thirrjeve raciste gjatë ndeshjes në “Stamford Bridge”, ngjarje këto të cilat nxitën reagime të shumta nga të gjithë figurat e njohura të futbollit në Angli.

Së fundmi ka reaguar edhe skuadra e Chelsea, e cila ka konfirmuar se ka identifikuar disa nga tifozët dhe do t’i suspendojë ata për ndeshjet e ardhshme, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Ata gjithashtu në një postim të tyre në uebsajtin zyrtar kanë thënë se do t’i ndihmojnë hetimeve të policisë për të identifikuar edhe tifozët tjerë.

Reagim për fyerjet ndaj Raheem Sterling pati edhe nga trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. /Lajmi.net/