Reagimi i Nicki Minaj pas sherrit me Cardi B

Këngëtaret Nicki Minaj dhe Cardi B kishin pasur një mosmarrëveshje mbrëmë në Javën e Modës në Nju Jork.

ShowBiz

08/09/2018 20:01

Pas ofendimeve që Nicki dhe Cardi shkëmbyen me njëra-tjetrën, erdhi deri tek sulmi fizik, shkruan lajmi.net.

Ishte dashur edhe intervenimi i sigurimit për të ndarë dy reperet, ndërsa Cardi B është fotografuar duke u larguar nga ndeja e mavijosur në fytyrë.

Sipas medieve të huaja, ishte Cardi B ajo e cila e kishte gjuajtur me këpucë Nickin, kurse sherri që pasoi mes tyre bëri që dyshja të jenë kryetemë e medieve rozë.

Nicki Minaj ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, si mesazh për Cardi B, pas përleshjes së mbrëmshme.

Në atë imazh, ajo shihet duke e shkelur syrin, e që të gjithë aluduan se i dedikohet reperes. /Lajmi.net/

YouTube player