Reagimi i Nedved pasi kuptoi se Atletico do të jetë kundërshtari i Juves

Juventus do ta ketë përball Atletico Madridin në fazën 1/16, në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/12/2018 17:20

Ish lojtari i Juventus, Pavel Nedved mendon se Juventus ka shortin më të vështirë të mundshëm.

Sipas tij, ata janë vënë përball skuadrës më të mirë nga vazoja e dytë dhe do të jenë dy ndeshje shumë të vështira për “biankonerët”.

“Jemi shortuar me skuadrën më të mirë nga vazoja e dytë. Finalja është shumë larg për tu menduar” ka thënë fillimisht Nedved për “Sky Sport Italia”, transmeton lajmi.net.

“Duhet të kesh fat në këtë fazë, por ne kemi një skuadër të fortë që mund të shkojë tutje, dhe skuadrat italiane asnjëherë s’duhet nënvlerësuar” ka shtuar çeku.

“Ata kanë një mbrojtje shumë të mirë dhe pozicionohen shumë mirë mbrapa, pastaj mund të shkaktojnë probleme të mëdha me Griezmann dhe të tjerët” ishin fjalët e Nedved.

Juventus dhe Atletico Madrid kanë vizituar finalen e Ligës së Kampionëve viteve të fundit, megjithatë janë mposhtur nga Real Madrid. /Lajmi.net/