Reagimi i Man Cityt

Futbollistët dukeshin të qetë. Disa prej tyre qëndronin të ulur kurse të tjerët duke punuar në palestrën në Carrington. Vincent Kompany dhe Stevan Jovetic ishin duke bërë zgjatjet para stërvitjes, por kur emri i Manchester Cityt u përmend në shortin e Ligës së Kampionëve, të gjithë u ndalën duke shikuar me vëmendje televizorin. Të freskët…

Sport

17/12/2013 12:40

Futbollistët dukeshin të qetë. Disa prej tyre qëndronin të ulur kurse të tjerët duke punuar në palestrën në Carrington.

Vincent Kompany dhe Stevan Jovetic ishin duke bërë zgjatjet para stërvitjes, por kur emri i Manchester Cityt u përmend në shortin e Ligës së Kampionëve, të gjithë u ndalën duke shikuar me vëmendje televizorin.

Të freskët pas shkatërrimit të Arsenalit në Etihad Stadium të shtunën, yjet e Cityt ishin të gatshëm të mësonin emrin e kundërshtarit në fazën eliminatore të garës elite kontinentale për klube.

Por, kur ish ylli i Portugalisë, Luis Figo tha; “Barcelona” reagimi i futbollistëve ishte mjaft interesant. Disa filluan të qeshen me ‘fatin e keq’, por pati edhe të tjerë që shkundën kokat.

Ekipi i Manuel Pellegrinit e dinte se i pret një short i vështirë pasi përfunduan të dytit në fazën e grupeve prapa Bayern Munichut.