Reagimi i Majlinda Bregut: Përse nuk u futa në listat e PD-së?

Majlinda Bregu ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj në facebook për mos përfshirjen e saj në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Lajme

27/05/2017 11:53

Ajo ka falënderuar gjithë mbështetësit e PD duke thenë se tashmë është mbyllur një kapitull i jetës së saj politike në PD, shkruan gazeta Shekulli.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut:

Dua sot të falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë votuar Partinë Demokratike duke besuar në gjithë këto vite edhe tek unë. Shpresoj shumë mos të kem zhgënjyer asnjë. Kërkoj ndjesë nëse nuk bëra dot më shumë se çdo doja e çdo mund të bëja edhe gjatë këtyre katër viteve në Opozitë. Shumëkush më thotë sot se duhet të ndjehem e lehtësuar pasi e kam thënë pa frikë, por me drithërimën e dhimbjes këtë që po ndodhte.

Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!

Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve.

Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!

Jashtë listës ku ka shumë kokëtundës pa mendim e kurajo civile e politike, por dhe miq e ish miq të qartë, demokratë, apo të tjerë të heshtur para zvetënimit te partisë së parë opozitare në Shqipëri.

Jashtë listës së atyre që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj.

Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe ketë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje.

Brenda janë ata që e donin PD jashtë!

Ndjehem e privilegjuar që jam jashtë liste me ata të cileve ju jam mirnjohëse për çka kam mësuar me ta e prej tyre në Republikën e Vjetër te Sali Berishës. Te cilit I uroj si gjithmonë vetëm të mira e s’kam dyshim që do të mbetet deputeti më aktiv në radhët e grupit parlamentar të Republikës së Re.

Me lejoni t ndalem ketu sot, se kam pershtypjen se PD po jeton atë cikël historik krize zhvillimore që jeton një grup a komunitet: “Duhet të bëhet më keq se sot që të bëhet më mirë se dje