Reagimi i mahnitshëm i qenit dhe vajzës së vogël ndaj borës së parë (Foto)

Asgjë nuk është më e këndshme se të shohësh eksperiencën e parë të një foshnje, ndaj borës së parë.

Fun

23/11/2015 21:26

Fjalët e tyre të para, hapat e tyre të parë dhe reagimi i tyre i parë ndaj borës me të vërtetë është mahnitës.

Një përdorues në Reddit ngarkoi një fotografi të vajzës së saj të vogël dhe qenit të familjes me mbishkrimin, “Vajza ime dhe qeni duke shikuar borën e parë të sezonit”.

Kjo vajzë e vogël shihet se qartë se është gati të dalë jashtë dhe të prekë borën e saj me gjuhë. Qeni, në anën tjetër, duket se nuk është gëzuar shumë.

Fotografia, e bërë diku në SHBA, ka marrë më shumë se 1 milion shikime në Imgur. /lajmi.net

xkB2R8K