Reagimi i LDK-së për fyerjet e Nasim Haradinajt ndaj Delawies

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj fyerjes që Nasim Haradinaj i ka bërë ambasadorit Delawie duke e quajtur palaço. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo është e papranueshme dhe se duhet të ruhet miqësia me SHBA-në.

Lajme

18/01/2018 19:38

Deklaratat e kohëve të fundit,si ajo për gjoja përkrahjen e disa Deputetëve (të LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale) është vazhdim i shpifjeve dhe të pavërtetave.

E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet Ambasadorit Amerikan Delawie. Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan.

Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë,ne distancohemi fuqishëm. Kjo është e turpshme,e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës.
Miqësia me popullin dhe shtetin Amerikan do të jetë e përhershme,i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/