Reagimi i Kloppit pas gabimit nga Alisson

Jurgen Klopp u hidhërua me portierin e Liverpoolit, Alisson Becker.

Sport

01/09/2018 15:56

Jurgen Klopp mbeti i pakënaqur me veprimin e portierit Alisson Becker në ndeshjen ndaj Leicester Cityt.

Portieri i Liverpoolit tentoi një driblim brenda zonës duke humbur topin që solli golin e vetëm të vendasve në fitoren e “Reds” me rezultat 2:1.

Klopp shihet duke i sinjalizuar Alissonit ta largonte topin, përcjell “lajmi.net”.

Ai e kishte këshilluar brazilianin të mos e mbajë topin brenda zonës edhe një javë më parë. /Lajmi.net/