Reagimi i Jesus kur e kuptoi se Firmino do t’ia zë vendin te Brazili

Brazili do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me SHBA dhe Salvador.

Sport

20/08/2018 18:18

Gabriel Jesus nuk ka pasur paraqitjet më të mira me kombëtaren e Brazilit.

Në ndeshjet e kampionatit botëror, ishte Jesus ai që startoi në të gjitha ndeshjet e luajtura nga Brazili. Trajneri Tite i besoi të riut që aktivizohet me Manchester City, mirëpo, ky i fundit nuk e justifikoi besimin e trajnerit.

Paraqitjet jo të mira në Rusi, si duket kanë bërë që trajneri Tite të mos e ftojë fare 21 vjeçarin për miqësoret e radhës.

“Dua që të luaj çdo ndeshje, si me Cityn ashtu edhe me Brazilin. Nuk do të thotë se jam i inatosur me ndonjë nga federata. E pranoj se edhe të tjerët kanë të drejtë të provohen, në këtë rast Roberto Firmino, i cili po kalon një formë fantastike me Liverpoolin” është shprehur Jesus.

Jesus ishte në listën e realizatorëve në ndeshjen e fundjavës me Manchester City, në të cilën “ The citizens” e fituan me rezultat 6:1 kundër Huddersfield. /Lajmi.net/