Reagimi i Florit pasi Elhaida Dani realizoi “Plas” në versionin e saj

Flori Mumajesi është fitues i edicionit të 20-të të festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

11/12/2018 08:34

Flori Mumajesi në këtë festival garoi me baladën “Plas”, me të cilën ka prekur zemrat e të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja Elhaida Dani vetë pak ditë pas publikimit të kësaj kënge e realizoi atë në versionin e saj, natyrisht me lejen e Florit.

Ky i fundit është emocionuar shumë pasi dëgjoi këngën e tij në versionin e ri.

“I lumtur qe i ke dhene nje tjeter ndjesi. Coverat nuk behen asnjehere per tu krahasuar por per ti dhene dimensione te ndryshme kenges. Eshte nje arom tjeter, nje ndjesi tjeter dhe une personalisht jam i lumtur qe percillet nga zeri i saj per te cilin te gjithe jemi krenar”, ka shkruar ndër të tjera Flori. /Lajmi.net/