Reagimi i Elvana Gjatës pas koncertit në Prishtinë

Elvana Gjata mbrëmë (e premte) ka mbajtur koncert në Prishtinë.

ShowBiz

15/07/2018 08:01

Koncerti u mbajt tek Biblioteka Kombëtare, ku ishin mbledhur numër i madh i fansave të saj për t’i dëgjuar live këngët e Elvanës, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të performancës, këngëtarja ka publikuar një fotografi nga ky koncert, duke falënderuar për mikpritjen.

“Të dua përgjithmonë, Prishtina ime”, ka shkruar ajo mbi këtë video.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Elvana është “Mike”, në duet me Ledri Vulën dhe John Shahun. /Lajmi.net/

I love you forever! Prishtina ime! #mike

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on