Reagimi epik i Guardiolas pas deklaratës së Alves

Dani Alves ka lëshuar deklaratën e vitit, në lidhje me ish trajnerin e tij Pep Guardiola.

Sport

09/11/2018 17:13

Në dokumentarin, “Take the ball, pass the ball”, që tregon kohën e Guardiolas në Barcelonë, ka pasur momente të ndryshme ku lojtarët kanë folur për gjeniun spanjoll, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian ishte njëri nga ata që ngriti në qiell trajnerin Guardiola duke bërë një krahasim “madhështor”.

Ai është shprehur: “Të stërvitesh me Guardiolan është ndjenjë më e mirë se seksi”.

LEXO EDHE:

Reagimi i trajnerit ishte edhe më epik: “Preferoj seksin”, ka thënë Guardiola.

Nën urdhrat e Guardiolas, Alves dhe Barcelona fituan të gjithë trofetë dhe thyen shumë rekorde. /Lajmi.net/