Reagimet pas vdekjes së Vilanovas

Lajmi i pikëlluar i ndarjes nga jeta të ish-menaxherit të Barcelonës, Tito Villanova, ka prekur gjithë botën e futbollit.

Sport

25/04/2014 20:58

Klube të shumta të futbollit dhe lojtar të ndryshëm, kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të Tito Vilanovas

Reagimi i parë ka ardhur nga klubi i Barcelonës. Klubi katalanas, me anë të një deklarate ka shprehur pikëllimin e madh për ndarjen nga jeta të ish-menaxherit të klubit.

\”FC Barcelona është në pikëllim të pafund. Vilanova ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare. U prehtë në paqe\”.

\”Manchester United është pikëlluar kur ka dëgjuar për ndarjen nga jeta të Tito Vilanovas. I dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta familjes së menaxherit dhe miqëve tanë në klubin e Barcelonës\”, ka shkruar Manchester United në llogarinë zyrtare në Twitter.

I pikëlluar është shprehur edhe klubi i Atletico Madrid. Këtë pikëllim klubi e ka shprehur me anë të llogarisë zyrtare në Twitter.

\”Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e Tito Vilanovas. Gjithë familja kuq e bardhë ju perkrahë fuqishëm\”.

Një reagim prekës ka ardhur edhe nga Jose Mourinho, i cili është ballafaquar me Vilanovan sa ishte menaxher i Realit.

\”Humbja e Tito Vilanovës është një lajm i dëshperueshem për botën e futbollit, për Barcelonën, e sidomos për familjen e miqtë e tij. Në emër të gjithë klubit të Chelseas, i dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta në këto momente të vështira\”.

\”ACMilan dhe të gjithë fansat kuq e zi janë pikëlluar shumë kur kanë dëgjuar për ndarjen nga jeta e Tito Vilanovas. I qëndrojmë afër familjes së tij dhe klubit të Barcelonës\”, ishte shkrimi i Milanit në Twitter, kurse klubi tjetër nga qyteti i njejtë, Inter, ka shkruar: \”Lamtumirë për një person të mrekullueshëm. RIP Tito Vilanova\”.

\”Pas lajmit të pikëlluar të ndarjes nga jeta të Tito Vilanovës, mendimet e të gjithëve në LFC janë me familjen, miqtë dhe klubin e Barcelonës\”, thuhet në reagimin e klubit të Liverpoolit pas ngjarjes.

\”U prefsh në paqe Tito. Mbështetje dhe kurajo të fortë për familjen dhe miqtë\”, ka shkruar Luis Suarez në Twitter.
 
Edhe në Juventus ngjarja është pritur me pikëllim. Klubi i Juventusit ka shkruar: \”Klubi i Juventusit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Vilanovës dhe klubin e Barcelonës, pas lajmit pikëllues të ndarjes së tij nga jeta\”, kurse trajneri Antonio Conte ka deklaruar: \”Jam i pikëlluar nga vdekja e Tito Vilanovës, një shembull i mrekullueshëm i shpirtit luftarak në fushë dhe jashtë saj. Do na mungojë\”.
 
Lojtari i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka shkruar në Facebook: \”Tito, faleminderit për atë që i ke dhënë futbollit dhe Barcelonës. Për herë të parë jam takuar me ty 14 vite më parë, dhe mund të them se ka shumë pak njerëz si ju. Gjithmonë do të kesh vend në zemrat tona.\”
 
Edhe lojtari nga klubi rival i Barcelonës, Sergio Ramos, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Vilanovës.
 
\”Shumë përkrahje për gjithë familjen dhe miqtë e Titos. Një shembull i të luftuarit dhe forcës për të gjithë ne. RIP\”, ka shkruar Ramos.