Reagimet e Xhakës dhe Mustafit pas fitores së Arsenal

Arsenal ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen ndaj Leicester.

Sport

22/10/2018 23:28

“Gunners” regjistruan fitore me rezultat 3:1, falë performances së jashtëzakonshme nga Aubameyang, shkruan lajmi.net.

Në këtë takim, për 90 minuta luajtën edhe dy lojtarët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

Këta të fundit duket se i janë gëzuar tejmase fitores. Të dy reaguan në rrjetet e tyre sociale.

Xhaka ka shkruar në “Instagram”: “Të luash me këtë skuadër është fantastike”.

Kurse Mustafi ka reaguar përmes “Facebook” duke thënë: “Fitorja e dhjetë me radhë. Skuadra ishte “në flakë” sonte. Kombinime të jashtëzakonshme përsëri”.

Me këtë fitore Arsenal barazohet me pikë me Chelsea dhe afrohet në dy pikë me liderët. /Lajmi.net/