Reagime të shumta për arrestimin e personit që përdhosi flamurin e Kosovës në guacën e tualetit

Arrestimi i aktivistit të Vetëvendosjes, Frashër Desku, nga Policia e Kosovës, në oikën kufitare Hani i Elezit, ka ngjallur reagime të shumta.

Lajme

08/06/2018 19:35

Sipas Policisë së Kosovës, Oesku, ka pasur fletë ndalim, për arsye të përdhosjes së flamurit të Kosovës, në guacën e banjos së tij.

Kjo kishte ndodhur kohë më parë, por arrestimi i tij nuk ishte bërë për shkak se ai jeton në Gjermani.

Për arrestimin e tij ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Përmes Facebook-ut, ajo thënë se është turp për të gjithë ata që zbatojnë urdhëra të sistemit të kapur.

“I papranueshëm arrestimi i Frashër Osekut! Turp për ata që zbatojnë urdhëra të sistemit të kapur!”, ka shkruar Haxhiu.

Përveç Haxhiut, reagime ka pasur edhe nga anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Avni Zogiani nga kjo parti ka shkruar në Facebook, se Oseku ka plumb në kokë për këtë vend, duke kërkuar lirimin e tij.

“Frasher Oseku ka plumb në kokë për këtë vend, e autoritetet kosovare e arrestojnë atë për arsye politike! Kah je tu shkue Kosovë?!”, ka shkruar ai në Facebook.

E Sekretari i VV-së për marrëdhënie me Jashtë, Arbër Zaimi e ka lidhur arrestimin e Osekut, me përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Shkruan se Policia e ktheu për në mërgatë, ashtu siç u kthye edhe kur luftoi e u plagos rëndë.

“Në prag të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, themelimit të projektit kombëtar shqiptar, policia e Kosovës arrestoi Frashër Osekun, luftëtar të UÇK-së dhe invalid të luftës për çlirimin e Kosovës, me arsyetimin se ky nuk e ka respektuar flamurin verdhekaltër që iu është imponuar shqiptarëve të Kosovës me synim për t’i ndarë ata prej kombit të tyre e për ta krijuar një komb të ri. E arrestuan në kufi, duke u kthyer në atdhe prej mërgatës (ashtu siç u kthye edhe kur luftoi e u plagos rëndë)”, ka shkruar Zaimi.

Po ashtu me një shkrim në Facebook ka reaguar edhe aktivisti i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi.

“Liri për Frasher Oseku. Poshtë tregtarët e flamujve. Rroftë flamuri i kuq me shkabën e zezë dykrenare në mes; flamuri i skuqur me gjakun e bijve më të mirë të kombit, flamuri për të cilin Frashëri nuk kurseu as jetën, as gjymtyrët”, ka shkruar Arifi.

Por, jo vetëm anëtarët e kësaj partie, kanë reaguar për arrestimin e aktivistit të tyre. Këtë gjë e ka bërë edhe ish-deputeti i VV-së, tashmë i PSD-së, Fisnik Ismaili. Ai ka shkruar Oseku mund të jetë emocional dhe i ngutshëm, por sipas tij nuk është kriminel për të qenë i arrestuar. Ismaili ka kërkuar që të merren me Xhabir Zharkun, i cili dje është kthyer nga Suedia, pas ikjes disa vjeare që ia ka bërë gjyqësorit kosovar.

“Frashër Oseku mundet me qenë ma emocional, nganjiherë i ngutshëm, nganjiherë edhe me e teprue me ndoj fjalë a gjest, por nuk është kriminel, për me u arrestue. Lista e njerëzve që duhen me u futë në burg për krime të vërteta është shumë e gjatë, para se me i shkue dikujt ndërmend me e arrestue Frashërin. Ky është një prej bashkëluftëtarëve që krejt çka ka përfitue prej lufte, ka qenë plaga në kokë, edhe 19 vjet dëshpërim, por asnjëherë krim. Merruni me Xhabirin, i cili poashtu erdhi prej Suedie, por s’e arrestoi kush”, ka shkruar deputeti Ismaili./Insajderi.com